Kosova po përfaqësohet me dy notare në Kampionatin Botëror të Sporteve të Ujit që po mbahet në Singapor.
Tashmë ka garuar Erina Idrizaj, ndërsa Hana Beiqi garon të mërkurën, ka njoftuar Federata kosovare e notit.
18-vjeçarja Erina Idrizaj ka garuar në 100 metra në stilin shpinë, ndërsa koha e saj ishte 1 minutë, 9 sekonda e 65 të qindtat. Në kualifikime ajo ishte e 55-ta prej 56 pjesëmarrëseve gjithsej. E fundit ishte një notare nga Maldivet.
Beiqi garon në 50 metra shpinë.