Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll luajti ndeshje të fortë me Tunizinë të premten, në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.
Në Ankara të Turqisë, Kosova e Tunizia barazuan 19:19. Periudha e parë i takoi Tunizisë, e dyta ishte e barabartë, ndërsa e treta u fitua nga Kosova U18 për një gol. Për çdo periudhë të fituar ka pikë shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBilanci i Kosovës është dy fitore, një barazim e katër humbje. Me 13 pikë, Kosova renditet e gjashta nga tetë përfaqësuese.
Të shtunën Kosova luan për plasman përfundimtar, përkatësisht për vendin e pestë. Përballë do ta ketë Malin e Zi, ndaj të cilit kishte fituar në nismë të Mesdhetarit.