Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se po që se institucionet vendosin që të ulin vlerën e akcizës mbi derivatet e naftës dhe të largojnë tatimin mbi lerën e shtuar, çmimi i naftës do të ulej për 30 deri 40 për qind.
Bizneset ka disa javë që kanë kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë për të ndikuar në frenimin e shtrenjtimit të derivateve. Derivatet kanë nisur të shtrenjtohen në masë të dukshme që nga nisja e luftës në Iran, më 28 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke pas parasysh trendin që po ndodh në shtetet e Bashkimit Evropian, çmimi i rritjes së derivateve të naftës, po edhe rrethanat e luftës gjeopolitike, kemi propozuar që Qeveria e Republikës së Kosovës t'i ndërmarrë dy masa fiskale. E para që ta ulë normën e tatimit të akcizës për derivatet e naftës dhe e dyta ta largojë plotësisht për një periudhë të caktuar, përkohësisht… Dihet që tatimi i vlerës së shtuar është tatim i konsumatorit, nuk është tatim i kompanisë, kështu që çdo ulje e tatimit të vlerës së shtuar apo largim i përkohshëm, do të nënkuptonte ulje e çmimit të derivateve të naftës dhe një lehtësim më i madh për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rafuna për “KosovaPress”.
Sipas analizave të Odës Ekonomike, nëse këto masa zbatohen plotësisht, çmimi i naftës mund të ulet deri në 30-40 për qind.
“Varet tani se cila sa do të jetë përqindja e uljes, sa për sa për qind do të ulet norma e tatimit të akcizës, po ashtu varet sa do të hiqet tatimi i vlerës së shtuar nga derivatet e naftës apo do të ulet tatimi i vlerës së shtuar. Mirëpo sipas analizës sonë, kjo do të ndikonte rreth 30% deri 40% që çmimi i naftës të ulet, prapë në supozimin se do të largohet tërësisht tatimi i normës së akcizës apo edhe tatimi i vlerës së shtuar”, ka thënë ai.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk veprohet, çmimet do të rriten ende.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në fillim të ngritjes së çmimeve ka caktuar marzhën e fitimit për naftëtarët, në 2 cent për shitjet me shumicë dhe 12 centë për shitjet me pakicë.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pritet një stabilizim i çmimeve në muajt në vijim, veçanërisht gjatë verës.
Si pasojë e luftës mes SHBA-së e Izraelit me Iranin, edhe çmimet e karburantëve janë shtrenjtuar në më shumë se 1.50 euro litri i naftës dhe mbi 1.30 për benzinë.