Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fundjavë e “zjarrtë” e Superligës

Fundjavë e “zjarrtë” e Superligës

Humbja 3:0 nga Ferizaj, solli ndryshime te Prishtina. Afrim Tovërlani dha dorëheqje nga posti i trajnerit të martën mbrëma, ndërsa klubi prishtinas të mërkurën e zyrtarizoi Alban Dragushën si trajner të ri.

Dragusha menjëherë ka nisur punën, por e pret test serioz që të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina e Ballkani përballet nga ora 13:00 në derbin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja do të zhvillohet në Kampin e FFK-së në Hajvali.

Për Prishtinën do të jetë “mundësi e madhe” për kthim në garën për titull të kampionit. Së fundi ka rënë në vendin e katërt me 38 pikë. Plot shtatë i kanë më shumë Ballkani e Drita në dy vendet e para. Gjilani i ka 39 pikë në vendin e tretë.

Prishtina është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit. Kjo bëri që ta humbë hapin me Ballkanin e Dritën, e po ashtu seria pa fitore solli largimin e Tovërlanit.

Ballkani ndërkohë është në moment të mirë. Pas fitores 3:0 ndaj Dritës, me të cilën u kthye në pozitën e parë, të mërkurën shënoi fitore të vështirë, por shumë të vlefshme, 1:0 ndaj Prishtinës së Re në udhëtim.

“Derbi është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Do të hyjmë maksimalisht të përgatitur për fitore”, ka thënë Bleart Tolaj, që shënoi golin e fitores së Ballkanit ndaj Prishtinës së Re.

Të shtunën është edhe një ndeshje, me peshë të madhe në garën për mbetje në Superligë.

Ferizaj e pret Drenicën.

Ferizaj është në vendin e tetë me 29 pikë, sa i ka edhe Llapi në të shtatën. Ndërkohë Drenica është e nënta me 28 pikë. Prishtina e Re ka ngecur paksa. Është e fundit, përkatësisht e dhjeta, me 23 pikë.

Skuadrat e pozitës së nëntë dhe të dhjetë në fund të edicionit largohen nga Superliga. Skuadra e vendit të tetë luan në plejaut.

Të dielën, po prej orës 13:00, janë takimet Dukagjini – Prishtina e Re, Malisheva – Llapi dhe Gjilani – Drita. Derbi gjilanas po ashtu ka rëndësi të madhe. Pas një kohe të gjatë derbi i qytetit zhvillohet me dy skuadrat pjesë të garës për titull.

Por edhe takimet në Klinë e Malishevë kanë ndikim direkt në renditjen në tabelë.

Superliga në futboll – XXVI

E shtunë (13:00)

Prishtina – Ballkani

Ferizaj – Drenica

E diel (13:00)

Dukagjini – Prishtina e Re

Malisheva – Llapi

Gjilani – Drita