Hendbollistet e Istogut e kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Shqiponjës së Gjakovës.
Gjysmëfinalen e zhvilluar të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Istogu e fitoi me rezultatin 28:26.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesën e parë, Istogu e mbylli me epërsi të thellë, 15:7. Në pjesën e dytë, Shqiponja u afrua në dy gola, por nuk arriti ta shmangë humbjen.
Destinee Benie i shënoi 11 gola në fitoren e Istogut, ndërsa me gjashtë gola kontribuoi Farida Mabrouk.
Te Shqiponja u dallua Nathalia Fontana me shtatë gola.
Finalja te hendbollistet luhet të dielën nga ora 17:15.