Kosova U20 është renditur e treta në Evropianin e Divizionit B në hendboll që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në ndeshje për vend të tretë, Kosova U20 e mposhti Italinë me rezultatin 26:25. Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit.
Suad Pajaziti ishte më i miri me nëntë gola nga nëntë tentime. Olsi Mulaj i shënoi gjashtë gola, ndërsa dhjetë pritje i bëri Olt Kabashi.
Në Evropianin B u paraqitën gjashtë përfaqësuese. Në fazën grupore, Kosova i kishte dy fitore, ndaj Gjeorgjisë dhe ndaj Italisë. Ndërkohë pësoi nga Holanda, Estonia dhe Mali i Zi.
Në Prishtinë nga 12 korriku e deri të dielën është mbajtur edhe Evropiani U20 i Divizionit C. Edhe në këtë Evropian ishin gjashtë ekipe përfaqësuese.