Ashtu si pritej, Donald Trump qëndroi pak më gjatë në skenë pasi dorëzoi trofeun e Kupës së Botës për kapitenin e Spanjës, Rodri.
Dhe presidenti i SHBA-së, Trump, ishte pjesë e shumë prej fotografive festive nga momenti i ngritjes së trofeut.
Por jo pjesë e fotografisë së publikuar nga federata spanjolle.
Sipas "The Sun", federata spanjolle ka edituar fotografinë, duke e larguar presidentin amerikan prej saj.
Trump dorëzoi trofeun së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Madje Infantino ka bërë përpjekje ta largonte Trumpin nga skena, por pa shumë sukses.
