Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon të nisë shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave

barrikadat

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave, për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës.

Gjyqtari Rrahman Beqiri bëri të ditur se i pandehuri Dushan Maksimoviq nuk ishte sjellë në seancë, pasi gjykata ishte njoftuar paraprakisht se avokati i tij, Mahmut Halimi, nuk do të merrte pjesë për shkak të një seance tjetër të caktuar më herët në Mitrovicë, në një rast me masë paraburgimi.

Po ashtu, mungoi edhe i pandehuri Nenad Orlloviq. Sipas gjyqtarit, ftesa e rregullt e dërguar ndaj tij ishte kthyer me shënimin se ai ishte shpërngulur. Pas lëshimit të urdhëresës për sjellje me detyrim, Policia e Kosovës më 16 korrik 2026 kishte tentuar ta ekzekutonte atë, por banesa ishte gjetur e mbyllur, ndërsa fqinjët kishin njoftuar se Orlloviq ishte shpërngulur në Serbi.

Beqiri tha se, pasi avokati i mëparshëm kishte revokuar autorizimin për mbrojtjen e Orlloviqit, Gjykata i ishte drejtuar Odës së Avokatëve për caktimin e një mbrojtësi sipas detyrës zyrtare. Me rekomandimin e Odës, si mbrojtëse është caktuar avokatja Donjeta Leka, e cila ishte e pranishme në seancë.

Nga ana tjetër, prokurori special Admir Shala kërkoi që procedura ndaj Nenad Orlloviqit të veçohet, duke theksuar se ai nuk i ishte përgjigjur as ftesës së Prokurorisë.

“Duke pasur parasysh se i njëjti nuk iu është përgjigjur as ftesës në Prokurori, duhet veçuar procedura ndaj tij, në mënyrë që procesi të vazhdojë me të pandehurit e tjerë”, tha Shala.

Edhe Dështon seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave LAJMET E MBRËMJES 9 o. më parë Dështon seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për vendosjen e barrikadave

Megjithatë, gjyqtari Beqiri konstatoi se, për shkak të mungesës së avokatit Mahmut Halimi, mungesë e cila ishte arsyetuar, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës.

Për rrjedhojë, shqyrtimi fillestar u shty për një datë tjetër, e cila pritet të caktohet nga Gjykata.