Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Bakraçi garoi në Botëror, kualifikimi larg

Gresa Bakraçi

Atletja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të atletikës, Gresa Bakraçi, e ka mbyllur garimin të shtunën.

Në Botërorin e atletikës që po mbahet në Tokio të Japonisë, atletja Bakraçi mori pjesë në disiplinën 1,500 metra vrapim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, nuk e ka arritur kualifikimin për në gjysmëfinale. Madje, ajo mbeti shumë prapa garueses së fundit që siguroi kualifikimin.

Koha e Bakraçit ishte 4 minuta, 22 sekonda e 06 të qindtat. Ajo la prapa vetëm tri garuese, norvegjezen Ingeborg Ostgard që pati kohën 4:27.56, uruguaianen Maria Pia Fernandez me kohën 4:28.10 dhe atleten nga Laosi, Lodkeo Inthakoumman, që pati kohën 4:45.13. E fundit që e siguroi kualifikimin ishte garuesja nga Britania e Madhe, Revee Ëalcott-Nolan, me kohën 4:08.67.

Gresa në Botërorin e Tokios së Japonisë u paraqit falë ftesës nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Në disiplinën 1,500 metra vrapim ku u paraqit Bakraçi, ishin 58 garuese, ndërsa Gresa ishte në grupin e katërt ku ishin 15 garuese. Ajo në baterinë e saj përfundoi në vendin e parafundit, para norvegjezes Ostgard.

Synim i Gresës dhe i Federatës Atletike të Kosovës, ishte thyerja e rekordit shtetëror.

Rekordi personal i Gresa Bakraçit është 4:17.57 minuta, e arritur më 9 gusht.