Basketbollistët e Pejës e kanë parasysh se vetëm një opsion një ndeshjen e katërt të serisë finale ndaj Trepçës, mund t’i mbajë gjallë gjasat për titullin e kampionit. E ky opsion i vetëm është fitorja, të cilën e synojnë për ta barazuar dhe dërguar serinë në ndeshjen e pestë, saktësisht vendimtare për titull. Dueli i katërt mes Pejës dhe Trepçës, zhvillohet të dielën në palestrën “Karagaçi” prej orës 17:15. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, rezultati i përgjithshëm është 2:1 në favor të Trepçës dhe ekipit nga Mitrovica i nevojitet edhe një fitore për ta fituar titullin e kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pejanët i kanë humbur dy ndeshje në Mitrovicë dhe një e kanë fituar në Pejë. Në rast se fitojnë edhe ndeshjen e dytë në Pejë, atëherë ndeshja e pestë finale e plejofit, do të luhet në Mitrovicë për shkak se Trepça ka përparësinë e terrenit vendas. Te Peja jo vetëm që janë të vendosur, por edhe të motivuar për ta fituar ndeshjen e katërt, duke pasur parasysh se janë vendas dhe kanë përkrahjen e fuqishme të tifozëve, të cilët pritet të stërmbushin palestrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArian Qallaku të shtunën ka thënë për KOHËN se pret fitore për ta barazuar serinë dhe pastaj të shkojnë në Mitrovicë për ta synuar titullin e kampionit. Qallaku parashikon se përballja e katërt do të jetë tejet e vështirë, por thotë se Peja nuk ka çfarë të humbë më shumë dhe për këtë arsye, prej fillimit të ndeshjes do ta kërkojë fitoren. Ai beson se gabimet që i bënë në ndeshjen e tretë, të enjten mbrëma në Mitrovicë nuk do t’i përsërisin. Peja deri gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes ishte në avantazh, përpara se të bjerë nga ritmi i lojës dhe të pësojë humbje.
“Padyshim, se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe e fortë. Ne do të mundohemi t’i eliminojmë gabimet tona që i bëmë në ndeshjen e kaluar dhe të reflektojmë nga ajo humbje. Jemi gati për të fituar dhe me ndihmën e tifozëve jam i bindur në rezultat pozitiv. Duam ta barazojmë serinë dhe pastaj në ndeshjen e pestë ta kërkojmë titullin, pasi dihet që këtë synim e kemi pasur prej fillimit të edicionit”, është shprehur Qallaku.
Megjithatë, ngjashëm sikurse Peja edhe skuadra e Trepçës kërkon fitore, duke pasur parasysh se me triumf do t’u jepte fund dilemave për titullin e kampionit. Trepça e fitoi ndeshjen e tretë, përkundër zhvillimeve dhe ndryshimeve të papritura në klub që ndodhën. Një ditë para ndeshjes me Pejën, trajneri nga Turqia, Engin Gençoglu u largua dhe u zëvendësua me ndihmësin e tij, Ilir Selmanin. Selmani debutoi me fitore në krye të Trepçës dhe tani ka rastin ta shtyjë ekipin drejt titullit të kampionit, sukses që i mungon tashmë një kohë të gjatë. Trepça prej vitit 2012 nuk është shpallur kampione, ndërsa Peja nuk e ka fituar titullin prej vitit 2012.
“Përfundimisht, pres që ndeshja e katërt të jetë shumë më e fortë, pasi të dyja ekipet synojnë fitoren dhe shpresoj që kushtet për lojë të jenë paksa më të mira. E kemi parasysh se nuk do të jetë aspak lehtë për të fituar në palestrën e Pejës por ne jemi gati për këtë sfidë dhe synimi është fitorja, pasi duam ta fitojmë titullin e kampionit sa më herët që të jetë e mundur”, ka deklaruar qendra e Trepçës, Will Daniels.
Për Trepçën, kjo është finalja e katërt këtë edicion, ndërsa për Pejën e dyta. Peja javë më parë u mposht në finalen e Ligës Ballkanike (BIBL) kurse Trepça tashmë ka triumfuar në Superkupën Mbarëshqiptare dhe Kupën e Kosovës. Finalen e vetme të humbur këtë edicion, e ka në Superkupën e Kosovës. Po ashtu, Peja dhe Trepça janë edhe skuadrat finaliste të dy edicioneve të fundit në elitën e basketbollit kosovar, por që të dyja u patën mposhtur nga Golden Eagle Ylli që u shpall dy herë rresht kampion i Kosovës (2021, 2022).