Të enjten është zhvilluar gara kualifikuese në sllallomin e madh në konkurrencë të skitarëve në Kampionatin Botëror të skijimit në Saalbach të Austrisë.
Në garën kualifikuese u paraqitën edhe tre skitarë të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrin Kokaj ka përfunduar i 62-ti me kohë prej 1 minutë, 59 sekonda e 89 të qindtat. Ai ishte për 17.38 sekonda më i ngadaltë se i pari i kualifikimeve.
Klos Vokshi u rendit i 70-ti, ndërsa Arbi Pupovci nuk e përfundoi me sukses lëshimin e parë.
Skitari kosovar me rezultatin më të mirë, Drin Kokaj, do të paraqitet në garën e sllallomit të madh në Botëror, që mbahet të premten. Secili vend pjesëmarrës e ka të garantuar paraqitjen me të paktën një garues dhe prej kësaj ka përfituar edhe Kosova.
Do të garojë të premten në garën kryesore të sllallomit të madh edhe Denni Xhepa i Shqipërisë, ndonëse ai nuk e përfundoi me sukses garën kualifikuese.
Të premten në lëshimin e parë do të jenë plot 100 skitarë.
Të tre garuesit e Kosovës do të garojnë në garën e sllallomit më 16 shkurt.