Klubi basketbollistik, Trepça, ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri, pas humbjes së titullit. Pritet ta emërojë në krye të skuadrës ish-trajnerin e KB Yllit, Adis Beqiragiq.
KOHA ka mësuar se Trepça ka arritur dakordim me Beqiragiqin dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet për sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeqiragiq fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës me Yllin. Këtë sezon, me skuadrën suharekase u eliminua në gjysmëfinale nga Peja. Udhëhoqi Yllin që nga sezoni 2020/21.
Beqiragiqi e ka drejtuar edhe Pejën. Gjatë sezonit që u ndërpre nga pandemia, trajneri boshnjak e fitoi Kupën e Kosovës me skuadrën pejane.
Ai është edhe trajner i Përfaqësueses së Bosnjës.
Trepça nuk arriti të shpallet kampione as këtë sezon. U mposht nga Peja të enjten mbrëma në “Minatori” në ndeshjen e pestë vendimtare.