Ndeshja ishte shumë e fortë e shumë dramatike. Asnjëra skuadër nuk ka mundur të shkëput në rezultat. Barça në dhjetë minutat e fundit kishte në disa raste epërsi prej dy golash, por danezët nuk janë dorëzuar. Në minutën e fundit, Niklas Landin ndali gjuajtjen e Timothey N’guessanit. Aalborgu i kishte 20 sekonda për aksion, por mbrojtja e Barçës ishte në nivel. Krejt në fund, legjenda Mikkel Hansen e kishte goditjen finale. Topi kaloi murin e gjallë, por përfundoi në traversë. Kështu fitorja dhe festa e madhe i takuan Barcelonës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMelvyn Richardson i shënoi tetë gola për Barcelonën. Shtatë i kishte Dika Mem e gjashtë N’guessan. Emil Nielsen i realizoi tetë pritje për skuadrën spanjolle.
Tek Aalborgu u dalluan Niklas Landin me 12 pritje. Hansen i realizoi tetë gola, ndërsa nga gjashtë i kishin Thomas Arnoldsen e Madr Hoxer Hangaard.
Me 12 tituj, Barcelona është dukshëm skuadra më e suksesshme evropiane. Gummersbachu gjerman është i dyti në listë me pesë tituj. Barça titullin e kaluar në Champions e kishte fituar në vitin 2022, ndërsa vjet kampion ishte Magdeburgu gjerman.
Aalborgu nuk ka titull evropian. Ka humbur në finale për herë të dytë.