Në periferi të qytetit të Shtimes dalëngadalë po del në sipërfaqe një oazë unike.
Dikur ishte vetëm një burim uji, por nevoja për ujitjen e pemishtes që kishin mbjellë vëllezërit Gashi bëri që ta zgjeronin këtë hapësirë e cila po e merr formën e liqenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pak ditë kanë mbetur që 4 vëllezërit zyrtarisht ta bëjnë Shtimen me liqen artificial, që edhe të tjerët mund të vijnë e ta vizitojnë.
Brenda liqenit është një tjetër hapësirë në të cilën arrihet vetëm me lundrim.
Peshku i llojit krap është i vetmi që po kultivohet në këtë vend. Shotat i japin edhe më tej bukuri pamjes së liqenit artificial të Shtimes.
Zyrtarisht, hapja e këtij vendi të veçantë pritet të jetë më 17 korrik, e pos shëtitjes rreth e rrotull që mund ta bësh, dashamirët e peshkimit e kanë vendin në të cilin mund ta ushtrojnë edhe pasionin e tyre.