Parisi është ndër qytetet më të vjetra të modës në botë për shumë emra të mëdhenj të artit.
Aty karrierën e nisi edhe rrobaqepësi më i famshëm i Mitrovicës, Veton Baruti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeknikat e qepjes i mësoi në qytetin e modës, për t’i praktikuar më vonë në qytetin e lindjes.
Tashmë janë bërë rreth 50 vjet në punën e tij me gërshërë, gjilpërë e makinë.
Para kryeqytetit francez, në këtë biznes e tërhoqi vëllai i tij, tashmë i ndjerë.
Thotë se familja Baruti ishte ndër të parat që kishte prodhuar veshje në qytet, derisa profesionin ua kanë bartur edhe gjeneratave të reja.
Nuk bën të jesh rrobaqepës i vjetër e të mos i kesh merak orët e xhepit. I tillë është edhe Veton Baruti.
Ai ka koleksionuar 65 orë xhepi.
Zanatliu ka edhe një pasion tjetër. Atë për kaktus.
Ai është familjarizuar me klientët e tij me të cilët shijon edhe pauzën duke pirë çaj.
Thotë se zanati i tij dikur vlerësohej më shumë.
Me harmoni ai i përcjell klientët duke iu dhënë edhe porosinë: “Nëse jeni të kënaqur tregoni çdo kujt, nëse jo, vetëm neve”.