SOT

“Ronaldo i ardhshëm”, djali shqiptar që u bë viral në Britani

ardi gerbeshi

Simon Squibb, personazh i famshëm i cili u ndihmon njerëzve të plotësojnë ëndrrat e tyre, ka takuar së fundmi Ardi Gërbeshin, një djalë me origjinë nga Kosova e që jeton në Londër.

Ardi ëndërron të bëhet Cristiano Ronaldo i ardhshëm, e këtë ëndërr shpreson ta realizojë me ndihmën e Squibb.

Ai ka folur në emisionin “Sot” në KTV për pasionin për futbollin. Ardi thotë se vazhdimisht stërvitet dhe nuk do të ndalojë deri në realizimin e ëndrrës.

“Kam qenë nervoz por e kam ndier veten mirë. Kam thënë ‘ ky është shansi im, duhet ta marr’”, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit.

Squibb është autor dhe sipërmarrës. Ai njihet gjerësisht në TikTok për videot ku takon njerëz në rrugë dhe i pyet për ëndrrat e tyre. Më pas, Squibb përpiqet edhe t’u ndihmojë t’i realizojnë ato.

@simonsquibb

This kid is seriously going to make it! 🙌🏼 #simonsquibb #dreams #business @Real Madrid C.F.

♬ original sound - Simon Squibb