Pas rikthimit nga pauza të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pati kritika për bojkotimin e vazhdimit të seancës nga VV-ja. Ajo u shpreh se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur ta bojkotojë seancën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”, u shpreh Çitaku.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 për qind në 8 për qind, si dhe subvencionimin e çmimeve të naftës për sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë – bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.