Edhe me përbërje të plotë, Kosova do ta kishte problem të shmangte humbjet e thella ndaj Francës dhe Kroacisë.
Por në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2026, Kosova do të jetë pa shumicën e hendbollisteve të rëndësishme.
Rrjedhimisht selektori Agron Shabani ka ftuar hendbolliste të reja dhe kryesisht prej klubeve të vendit.
Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme në fazën e fundit kualifikuese dhe është pa gjasa. Megjithatë rrezikon humbje shumë të thella të enjten ndaj Francës në Prishtinë dhe të dielën e javës së ardhshme ndaj Kroacisë në Zagreb.
Mirjeta Bytyqi, Mirela Gjikokaj, Merlinda e Elvina Qorraj, Dafina Mustafa, Elisa e Melisa Mulaj, Diona Dresh, Venera Kafexholli, Elisa Mirdita janë në mesin e lojtareve të rëndësishme.
Edhe
Kosova i mbyll me humbje të thellë kualifikimet për Euro 2026
Para fillimit të këtij cikli kualifikues Kosova mbeti pa lojtaret që e ngritën në nivelin më të lartë: Leonora Demaj, Marigona e Arlinda Hajdari, Fitore Aliu, Albina Rugova.
Në FHK janë të vetëdijshëm për forcën e limituar të grupit të ri të lojtareve, duke përmendur fitimin e përvojës nga ato.