Me plis në kokë, secili prej tyre ka marrë rrugë drejt Kaliqanit të Istogut për të marrë pjesë në “Loja e kapuçit”.
Nis në ora 10 të mëngjesit dhe vazhdon deri pas mesnate.
Djem e burra hyjnë në lojë për të nxjerrë në fund një fitimtar.
Zakonisht loja luhet nga 6 deri në 8 persona, por ka raste kur ajo bëhet me më pak lojtarë.
E këngë të tilla i thuren secilit që e humb atë, derisa fituesi vazhdon sfidën deri në fund.
Plisat e bardhë mbi kokë, çorape të thurura e kokrrat nga materiali i plumbit, janë elementet kryesore që e përbëjnë lojën tradicionale me kapuça.
Isa Kernaja dhe Oliver Ahmetaj erdhën nga Tropoja për të luajtur me kapuça.
Tropojanët thanë se për ta nuk ka rëndësi fitorja, por bashkimi i njerëzve nga trevat e ndryshme.
Në këtë ngjarje nuk mungoi as diaspora. Sefedin Metaj mori rrugë nga Gjermania vetëm për ta ndjekur nga afër lojën tradicionale.
Përveç ndeshjeve mes ekipeve të ndryshme, ky kampionat u karakterizua edhe me këngë, veshje e valle tradicionale.
Hysen Kurti, edhe pse i ka 76 vjet nuk mungon në asnjë ngjarje ku mbahen lojëra dhe manifestime tradicionale.
Roli i tij është të këndojë e të luajë me lahutë.
Kryetari i Këshillit Organizativ të Kampionatit të Kosovës në lojën me kapuça, Shasivar Haxhijaj, thotë se këtë vit është rritur interesimi i ekipeve.
Finalistë të këtij kampionati ishin ekipi “Podguri” e “Shushica” nga Istogu dhe “Rugova” nga Peja, ku në fund triumfoi ekipi “Podguri”, duke u shpallur kampion i Kosovës në Lojën me Kapuça për vitin 2023.