Një dyqan unik, e shumë i ngrohtë, është ky vendi i përbashkët i dy shoqeve të dy profesioneve të ndryshme.
Njëra arkitekte e tjetra disenjatore e modës, me dashurinë e tyre për art, u bënë bashkë dhe para 3 muajve ato krijuan “Zam Decor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Albulenën pasioni për artin u bashkëdyzua dhe solli në jetë “Zamin”.
Disenjatorja e modës, Fitorja, thotë se e tëra nisi nga organizimi i datëlindjes së parë të vajzës së Albulenës.
E pas publikimit të fotografive nga ai organizim, u shtuan kërkesat edhe më tej.
Ajo tregon se në dyqanin e tyre kanë llojshmëri të luleve, e preferencat janë nga më të ndryshmet.
Të gjitha lulet janë me origjinë nga vendet e huaja, të cilat njihen për kultivimin e tyre.
E një dyqani kaq unik i duhej edhe emri i tillë në fokus, me lulen më të bukur si Zambaku.
E me fillimin e sezonit të verës tashmë kanë filluar edhe organizimet për festa të ndryshme, të cilat nuk nisin pa edhe një dekor të bukur nga “Zami”, e që secili prej tyre është i përgatitur nga duart e dy shoqeve.