Seriali i ri me spiunë “Ponies” shënon rikthimin në ekranin televiziv të yllit të “Game of Thrones”, Emilia Clarke, dhe aktores së serialit “The White Lotus”, Haley Lu Richardson.
Ato vijnë në rolin e shoqeve të papritura, Bea dhe Twila, të cilat bashkohen kur burrat e tyre, të dy agjentë të CIA-s që bëhen se gjoja punojnë për Ambasadën Amerikane, zhvendosen në Moskë të Rusisë. Pasi burrat e tyre vriten në mënyrë misterioze, Bea dhe Twilla, dalin vullnetare për të zënë vendin e tyre. Duke u paraqitur si sekretare në Ambasadën Amerikane, zonjat përfshihen në botën e krimit dhe nisin një mision për të zbuluar një komplot të Luftës së Ftohtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas protagonisteve Clarke dhe Richardson, pjesë e kastës janë edhe aktorët, Adrian Lester, Artjom Gilz, Nicholas Podany, Petro Ninovskyi dhe Vic Michaelis.
“Ponies” që përzien zhanret triler dhe komedi dhe vjen i inspiruar në ngjarje të vërtetë, fillon së shfaquri në platformën “Peacock” në janar të vitit të ardhshëm.