Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot mbahet seancë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Seanca nis në orën 9:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rastin për pengim të drejtësisë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për tentativë të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.
Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj gjykatës, e Kuçi ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
ZPS-ja pretendon se Thaçi u ka dhënë udhëzime të akuzuarve të tjerë gjatë vizitave të tyre në qendrën e paraburgimit për t’u çuar fjalë dëshmitarëve se si ata duhet të dëshmojnë për rastin më të madh të Speciales për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohen.