Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Lloqan të Deçanit.
Policia në një komunikatë për media ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit rrugor.
“Ju informojmë se me datën 11 maj 2026, rreth orës 01:40, Policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan. Në këtë vetaksident ishte e përfshirë një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, dyshohet se drejtuesi i veturës e ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal në skaj të rrugës.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.