Aktorja Zendaya ka thënë se mezi pret ta shohë filmin e ri “The Odyssey”, edhe pse është pjesë e kastit, duke zbuluar se produksioni përfshin elemente që, sipas saj, “nuk janë bërë kurrë më parë” në historinë e kinemasë.
Filmi epik me regji të Christopher Nolan është xhiruar tërësisht me kamera IMAX dhe pritet të dalë në kinema më vonë këtë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si fanse, jam shumë e emocionuar ta shoh këtë film. Mezi pres të ulem në një sallë IMAX dhe të humbas plotësisht në botën që Christopher Nolan ka krijuar”, ka thënë Zendaya në një video të publikuar në IMAX, ka shkruar FemaleFirst.
Ajo ka shtuar se Nolan dhe drejtori i fotografisë, Hoyte van Hoytema, kanë realizuar gjëra që “nuk janë bërë kurrë më parë” në një film.
Edhe bashkëshorti i saj dhe njëherësh kolegu në film, Tom Holland, pati vetëm fjalë pozitive për regjisorin.
“Ai bën gjithmonë më shumë për ta bërë gjithçka sa më autentike për ne në xhirime. Mendoj se formati IMAX do t’i bëjë shikuesit të ndihen sikur janë pjesë e këtij udhëtimi. Do të zhyteni plotësisht në këtë botë”, ka thënë Holland.
Ndërkohë, aktori Matt Damon, i cili luan rolin kryesor, atë të Odiseut, e cilësoi projektin si filmin më të madh të karrierës së tij.
“‘The Odyssey’ është padyshim filmi më i madh që kam realizuar ndonjëherë. Është si të bësh një film që do të ishte xhiruar 100 vjet më parë, me ndryshimin se tani është realizuar në IMAX”, ka thënë ai.
Damon ka zbuluar gjithashtu se gjatë xhirimeve nuk pati trajtim të veçantë për askënd.
“Nuk kishte privilegje. Nëse të zinte stuhia në mes të detit, lageshim të gjithë njësoj. Askush nuk merrte një pije të ngrohtë që të tjerët nuk e kishin. Të gjithë ishim në të njëjtën situatë, përfshirë edhe Christopher Nolanin. Pikërisht kjo na bashkoi si ekip, sepse të gjithë e përjetuam së bashku këtë sfidë”, u shpreh aktori.