Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të plagosurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile

Raportohet për të shtëna në Podujevë

(E përditësuar 15:04) - Numri i të plagosurve në Podujevë është katër, një më shumë seç kishte njoftuar Policia e Kosovës. Katër të plagosurit aktualisht po trajtohen në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Gjendja e të plagosurve është e rëndë, por stabile, ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla për KOHËN ka thënë se katë persona janë pranuar me plagë skllopetare dhe të rënda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po kryhen ekzaminimet e nevojshme. Gjenda e tyre është stabile për momentin”, ka thënë Syla.

E më herët në një deklarim për KOHËN  shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka thënë se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.


Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë

(E përditësuar 14:19) - Tre persona janë plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës të enjten pasdite, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas Pllanës, të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e  veprimeve  operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.


Raportohet për të shtëna në Podujevë

(14:08) - Është raportuar për të shtëna me armë në qendër të Podujevës pasditen e së enjtes.

Sipas videove të transmetuara në rrjetet sociale nga mediat lokale, në sheshin e Podujevës shihen njerëz të shtrirë në tokë derisa Policia e ka rrethuar zonën. Dyshohet për të plagosur. 

KOHA ka kontaktuar me Policinë për të mësuar detaje. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Dyshohet se të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare

8 min. më parë / 2 kor 2026 15:21
Podujevë

Të plagosurit në Podujevë dyshohet se kanë lidhje familjare, ka thënë prokurori kujdestar Menduhi Kastrati.

Ai ka thënë se është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe se deri më tani nuk ka informacione për viktima.

“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë, kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia është e angazhuar”, ka thënë Kastrati për “Betimi për Drejtësi”.