Ylli amerikan i zhanrit R&B, Angie Stone, ka vdekur në moshën 63-vjeçare pas një aksidenti rrugor, raporton BBC.
“Nëna ime s’është më në mesin tonë”, ka shkruar vajza e saj Diamond Stone në rrjetin social Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStone kishte pësuar lëndime të rënda kur një furgon me të cilin ajo po udhëtonte ishte përmbysur në Alabama të shtunën.
Artistja, që ishte zëri i hiteve “No More Rain (In This Cloud)” dhe “Wish I Didn’t Miss You”, ishte nominuar për tre çmime Grammy në karrierën e saj. Ajo e kishte filluar karrierën në vitet e 70-ta si anëtare e grupit të hip-hopit “The Sequence”.
“Zëri dhe shpirti i Angie Stone do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e atyre që ajo i preku”, ka thënë publicisti i saj për CNN.