Aktori i njohur, Will Smith, ka treguar se nuk ka luajtur në filmin “Inception” që regjisori Chrisopher Nolan e kishte bërë në vitin 2010, sepse “nuk e kuptonte”.
“Nuk e kam thënë asnjëherë publikisht me zë të lartë. Tani e shoh së është një nga ata filma që del jashtë realitetit, nuk përkon edhe aq”, ka thënë Smith në radion Kiss Xtra, ka raportuar HuffPost.
Nuk është bërë e ditur se cilin rol ishte paraparë ta luante aktori, por kolegu i tij, Leonardo DiCaprio, pati luajtur rolin kryesor.
Smith gjithashtu ka treguar se ka refuzuar të luante edhe në filmin “The Matrix” duke thënë se këto dy refuzime i quan si “dy lëndime të bukura”.
“Jam i lënduar nga këto dy refuzime”, ka thënë ai për rolet që refuzoi në filmat “The Matrix” dhe “Inception”.
Më herët gjatë këtij viti, Smith, ka postuar një video të paqartë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Në vitin 1997, Wachowskit i ofruan Will Smithit rolin e Neos në ‘The Matrix’, e ai refuzoi. Ai zgjodhi ‘Wild Wild West’, duke menduar se do të jetë më i mirë për të. Por pyetja që ende qëndron është: ‘Si do të ishte ‘The Matrix’ me Will Smithin si Neo?”, shkruante në videon e postuar.
Shumë adhurues menduan se videoja në fjalë po paralajmëronte se Smith do të luantë në filmin e gjashtë “The Matrix”, por Variety pati raportuar se kjo nuk ishte çështja.
Filmi “The Matrix” i vitit 1999, është fantastiko-shkencor ku aktori Keanu Reeves, luan rolin kryesor, është vlerësuar nga kritikët dhe ka fituar shumë në arkat filmike.
Kurse filmi “Wild Wild West” nuk u vlerësua nga kritikët.