Festivali “Sunny Hill” ka publikuar të premten edhe emrat e yjeve të tjerë që do të performojnë në edicionin e sivjetmë.
Pak ditë pasi u bë e ditur se Dua Lipa do të jetë një nga yjet kryesore, të premten janë konfirmuar edhe emrat e Shawn Mendesit, Anymas, Mochakkut, Fatboy Slimit e të tjerë.
Lipa do të performojë në natën hapëse më 1 gusht. Pas saj do të performojë fituesi i 6 MTV VMA, Fatboy Slim, i njohur për muzikën elektronike.
Më 2 gusht do të performojë ylli botëror Shawn Mendez, si një prej zërave më të njohur të popit në botë. Po atë natë, në C4, do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv.
Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Milleri. Ndërsa në C4, festivali përmbyllet me Peggy Gou.
Pos tyre, do të ketë edhe emra të tjerë si ndërkombëtarë, por edhe vendorë.