Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shtrëngim”.
Rasti është iniciuar më 26 qershor pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç.
I dyshuari është arrestuar sot, 4 korrik, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, njoftoi Policia.