Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, do të vijë në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 1 gusht 2026 në kuadër të një koncerti veror që pritet të mbledhë fansa nga rajoni.
Ndërkohë, festivali “Sunny Hill” që organizohet nga këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes postimit në Instagram, ka bërë të ditur se ngjarja sivjet do të fillojë më 31 korrik, e do të vazhdojë me 1 dhe 2 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas posterit zyrtar, performanca do të mbahet në stadiumin "Biljanini Izvori", ndërsa organizimi bëhet nga Pragma Entertainment.
Ngjarja po cilësohet si një nga koncertet më të mëdha të verës 2026 në Ballkan.
Këngëtarja me famë botërore, e njohur për hitet “Anywhere”, “Let You Love Me” dhe “Your Song”, ka një lidhje të veçantë me publikun shqiptar, çka e bën këtë koncert edhe më të shumëpritur.
“Jemi të lumtur që Rita Ora do të jetë pjesë e kalendarit tonë veror. Do të jetë një natë e madhe për Ohrin dhe për gjithë fansat në rajon”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Organizatorët kanë bërë të ditur se së shpejti do të publikohen detajet për shitjen e biletave, çmimet dhe artistët që do ta hapin koncertin.
“Interesi pritet të jetë shumë i lartë, ndaj i ftojmë të gjithë të ndjekin njoftimet zyrtare”, thuhet tutje në komunikatë.