Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" është pika hyrëse për mijëra udhëtarë çdo muaj, qytetarë të diasporës që kthehen për pushime, turistë të huaj që zbulojnë Kosovën, ose biznesmenë me takime në Prishtinë e më gjerë. Për shumicën, marrja e një veture me qira, si te Sherreti Rent a Car, kompani që operon në Kosovë prej vitit 2008 dhe njihet si franchisee i pavarur i Enterprise, National dhe Alamo, është hapi i parë praktik pas zbritjes nga avioni. Por para se të nënshkruani kontratën, ka disa gjëra që duhet t'i dini paraprakisht, nga dokumentacioni i kërkuar deri te kostot që shpesh harrohen.
Dokumentacioni i nevojshëm
Pothuajse të gjitha kompanitë e qirasë në aeroportin e Prishtinës kërkojnë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPatentë shofer e vlefshme - nëse vini nga një vend jashtë BE-së, disa kompani mund të kërkojnë edhe patentë ndërkombëtare, ndaj është mirë të kontrolloni paraprakisht.
Pasaportë ose letërnjoftim - për identifikim dhe verifikim të të dhënave.
Kartë krediti në emrin e shoferit kryesor – shumica e kompanive kërkojnë kartë krediti (jo debiti) për depozitën e sigurisë, e cila zakonisht bllokohet përkohësisht dhe lirohet pas kthimit të veturës pa dëmtime.
Mosha minimale dhe kufizimet
Shumica e kompanive serioze në Kosovë kanë një moshë minimale prej 21 vjetësh për marrjen e veturës me qira, ndonjëherë me një tarifë shtesë për shoferët nën 25 vjeç ("young driver fee"). Nëse planifikoni të udhëtoni me disa shoferë, sigurohuni që të gjithë të regjistrohen në kontratë – shoferi i paregjistruar nuk mbulohet nga sigurimi në rast aksidenti.
Sigurimi - çka mbulon dhe çka jo
Sigurimi bazë (CDW - Collision Damage Waiver) zakonisht përfshihet në çmim, por mbulon dëmet me një "deductible" (vetëpjesëmarrje) - pra një shumë që ju do ta paguani vetë në rast dëmtimi para se sigurimi të hyjë në fuqi. Shumë udhëtarë nuk e dinë këtë dhe befasohen kur u ngarkohet kjo shumë.
Pyetni gjithmonë:
Sa është vetëpjesëmarrja në rast aksidenti?
A ka opsion për sigurim shtesë që e ul ose eliminon këtë shumë?
A mbulohen dëmet në xhama, goma dhe pjesë të nënshasisë?
Çmimi i shfaqur nuk është gjithmonë çmimi final
Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë udhëtarët është rezervimi vetëm bazuar në çmimin që shfaqet fillimisht online, pa marrë parasysh disa kosto shtesë që mund të dalin më pas. Politika e karburantit, për shembull, ndryshon shumë nga kompania në kompani – disa e kthejnë veturën "full-to-full" (ju e ktheni plot ashtu si e morët), të tjera "full-to-empty", që shpesh do ta paguani karburantin paraprakisht me një çmim më të lartë se në pompë.
Po ashtu, vlen të pyetni nëse ka tarifa shtesë për dorëzimin e veturës jashtë orarit normal të punës, sildomos nëse fluturoni vonë natën. E nëse planifikoni të dilni nga Kosova me veturën – për Shqipëri, Maqedoni a ndonjë vend tjetër fqinjë – kjo zakonisht ka kosto shtesë dhe duhet të kërkohet leje paraprake.
Pyetjet e thjeshta para rezervimit ju kursejnë shumë surpriza në fund. Kompanitë me reputacion, si Sherreti Rent a Car, i kanë këto kushte të qarta nga fillimi – gjë që e bën më të lehtë krahasimin real të çmimeve.
Pickup-i në aeroport - si funksionon në praktikë
Pas zbritjes dhe marrjes së bagazheve, kërkoni sinjalizimin për kompanitë e qirasë së veturave, zakonisht të vendosura në zonën e daljes ose pranë parkimit. Disa kompani kanë zyrë fizike brenda ose pranë terminalit, ndërsa të tjera ofrojnë shërbim "meet and greet" – ju takojnë direkt me veturën në pikën e caktuar. Është gjithmonë mirë të konfirmoni paraprakisht:
Vendndodhja ekzakte e pickup-it (brenda terminalit, parking, apo transferi me shuttle).
Orarin e punës: disa zyra mbyllen herët ose kanë orar të kufizuar në fundjavë.
Numrin e kontaktit për rast vonese të fluturimit.
Kontrolloni veturën para se ta merrni
Para se të largoheni nga parkingu, bëni një inspektim të shkurtër:
Fotografoni gjendjen e jashtme të veturës (gërvishtje, dëmtime ekzistuese)
Kontrolloni nivelin e karburantit dhe shënojeni në kontratë
Testoni dritat, sinjalet dhe klimën
Ky hap i thjeshtë ju mbron nga ngarkesa të padrejta për dëme që nuk i keni shkaktuar ju.
Rezervimi paraprak - pse ia vlen
Veçanërisht në sezonin e verës dhe festat e fundvitit, kur diaspora kthehet masivisht në Kosovë, kërkesa për vetura me qira në aeroportin e Prishtinës rritet ndjeshëm. Rezervimi disa javë ose muaj para mbërritjes jo vetëm që siguron disponueshmërinë e kategorisë së veturës që dëshironi, por shpesh vjen me çmime më të favorshme se rezervimi i fundit minutit.
Marrja e një veture me qira në Aeroportin e Prishtinës është procesi më i shpejtë dhe më praktik për t'u lëvizur lirshëm në Kosovë, por pak përgatitje paraprake bën dallimin midis një përvoje pa stres dhe një surprize të pakëndshme në fund. Kontrolloni dokumentacionin tuaj, pyetni për kushtet e sigurimit, dhe zgjidhni një kompani me transparencë në çmime e shërbim.