Showbiz

“Rental Family”, historia që do të sjellë të qara te adhuruesit e filmit

Rental Family

Me një ngjarje që zë vend në Tokio, filmi “Rental Family” rrëfen historinë e një aktori amerikan, i cili përpiqet të gjejë një qëllim në jetë, derisa merr përsipër një punë të pazakontë: të punojë për një agjenci japoneze të “familjeve me qira”, duke luajtur role zëvendësuese për të huajt. 

Ndërsa zhytet në botën e klientëve të tij, ai fillon të krijojë lidhje të vërteta që zbehin vijat ndarëse midis performancës dhe realitetit. 

Filmi shënon projektin e parë të madh të aktorit Brendan Fraser që nga triumfi në ceremoninë “Oscar”, dhe, ashtu sikur projekti i kaluar “The Whale”, ky pritet të jetë një film që do të sjell emocione e të qara te publiku.

“Rental Family” ka nisur së shfaquri nëpër kinema më 21 nëntor./NëpërFilm