Në ditën e 35-të të protestave në Shqipëri, qytetarët i kanë uruar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga ky post, në ditën kur ai festoi ditëlindjen e 62-të.
“Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete”, është shkrimi në njërën nga tortat, që u shfaqën në sheshin e Tiranës të shtunën në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Shqipëri tash e më shumë se një muaj po protestohet kundër planeve për një resort luksoz në Zvërnec të Vlorës.
Me kalimin e ditëve, dhe refuzimin e Qeverisë për kërkesat, kërkesat u shndërruan në politike dhe po kërkohet edhe largimi i skenës aktuale politike, pushtet e opozitë/Euronews