Arbër Potoku i është bashkuar skuadrës së Gjilanit.
Gjilani të shtunën mbrëma e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPotoku iu bashkua Gjilanit si futbollist i lirë pasi i dha fund aventurës tetëvjeçare nga skuadra e Ballkanit.
32-vjeçari pjesë e Ballkanit ishte nga viti 2018. Me klubin suharekas zhvilloi 263 paraqitje, derisa kontribuoi me shtatë gola dhe 13 asistime.
Fitoi gjithashtu tre tituj të kampionit, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë Superkupën.
Gjilani ka prezantuar edhe disa përforcime si Ardian Limani, Mevlan Zeka e Marijan Çoriq.