Reperi me famë botërore, 50 Cent, ka reaguar pasi shtëpia e reperit të mirënjohur Sean Diddy Combs, P.Diddy, është bastisur të martën, si pasojë e disa padive që janë ngritur kundër tij për trafikim me qenie njerëzore, dhunë e ngacmime seksuale.
“Kjo po bëhet serioze. Policia në të gjitha shtëpitë, ia prangosën edhe fëmijët”, ka shkruar 50 Cent, në rrjete sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomenti i reperit vjen pasi që pronat e P.Diddyt, në Los Angeles e Miami u bastisën nga policia shtetërore, e cila ka deklaruar se kjo ndodhi për shkak të padive që mori ai përgjatë fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë avokati i P.Diddyt, ka insistuar se “kjo bastisje ishte vetëm një shfaqje e forcës në sy të publikut”.
“Dje u bë një show i pështirë pasi forcat e nivelit ushtarak u dërguan të bastisin pronat e z. Combs. Nuk ka arsyetim për shfaqjen e forcës që bënë duke shfaqur dhunë nga autoritet. S’ka arsyetim as për mënyrën se si u trajtuan fëmijët e tij e stafin e punësuar aty. Z. Combs nuk u arrestua asnjëherë, por ka folur dhe ka bashkëpunuar me autoritetet. Pavarësisht spekulimeve në media, as z.Combs e as një anëtar i familjes së tij nuk u arrestuan, e as nuk iu është ndaluar mundësia për të udhëtuar në asnjë mënyrë”, ka thënë avokati.
P.Diddy u padit nga katër gra të ndryshme, të cilat e akuzojnë për trafikim, dhunë e ngacmim seksual.
Ndër këto gra ishte edhe ish e dashura e tij, këngëtarja Cassie, me të cilën ishte në lidhje romantike për 10 vite. Padia e Cassiet u zgjidh në instanca private vetëm një ditë pasi u paraqit.
Ai akuzohet ngjashëm edhe nga një burrë me të cilin kishte bashkëpunuar në kompaninë e tij, Bad Boy Records.