Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein kanë prezantuar komedinë e tyre të re romantike të Netflixit, “Office Romance”, në Los Angeles. Goldstein, i cili gjithashtu shkroi skenarin, ka theksuar se i kishte krijuar rolet posaçërisht duke pasur Lopezin në mendje.
“Ajo është aktorja më e mirë e komedive romantike, kështu që ishte kjo arsyeja, kur donim ta bënim një komedi romantike klasike. Dhe nuk e di, mendoj se pamë diçka tek ajo që nuk ishte shkruar më parë, kështu besoj unë. Mendoj se në komeditë e saj të mëparshme romantike ajo ka qenë gjithmonë në një pozitë më të ulët dhe aspiruese, duke u përpjekur të arrijë diçka, por ne donim të krijonim diçka pak më ndryshe ku ajo është shefja ekzekutive e një kompanie të madhe. Ajo ka arritur shumë, ka bërë gjëra të mëdha, por ka diçka që mungon ende në jetën e saj,” ka deklaruar Goldstein.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLopez ka thënë se roli e preku thellë sepse personazhi dhe historia dukeshin të krijuara posaçërisht për atë që ajo I konsideron pikat e forta brenda këtij zhanri.
“Është një pyetje shumë e mirë dhe mendoj se më dha lirinë të isha vetvetja. Unë e njoh këtë grua. Në fakt, më dukej sikur ka hyrë në mendjen time dhe nën lëkurën time kur e ka shkruar këtë personazh, dhe unë doja të jepja sa më shumë që të mundem nga vetja për ta realizuar rolin sa më mirë, sepse vërtet e di çfarë gruaje është ajo. E kuptoj kush është ky person, dhe në fakt kjo e ka bërë një bashkëpunim shumë të këndshëm në xhirime”, është shprehur Lopez.
Me regji nga Ol Parker dhe skenar të bashkëshkruar nga Brett Goldstein dhe Joe Kelly, “Office Romance” ndjek kryepersonazhin, Jackie, një shefe ekzekutive e fuqishme që fillon një romancë me avokatin e ri të linjës së saj ajrore, Daniel. Kur vendosin të anashkalojnë rregullat e kompanisë dhe të ndjekin zemrat e tyre, lidhja e fshehtë mes çiftit i vë të dy në rrezik të shkatërrimit të karrierës.
Në film, Lopez dhe Goldstein luajnë përkrah emrave të shquar si, Betty Gilpin, Amy Sedaris, Jodie Whittaker, Mary Wiseman, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.
“Office Romance” nis së shfaquri në Netflix më 5 qershor.