Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Mortal Kombat 2” shumë i përafërt me videolojën e popullarizuar

Mortal Kombat 2

“Mortal Kombat 2” është filmi i ri amerikan i zhanrit fantazi, njëherësh vazhdim i filmit të vitit 2021 që vjen i bazuar në serinë e videolojërave të popullarizuara, me të njëjtin emër.

Në film, kampionët e Mbretërisë së Tokës, të shoqëruar nga Johnny Cage, detyrohen të luftojnë kundër njëri-tjetrit teksa përpiqen t’i rezistojnë sundimit të Shao Kahnit, ngritja e të cilit kërcënon mbijetesën e Mbretërisë së Tokës dhe mbrojtësve të saj.

Regjinë e projektit e ka bërë Simon McQuoid, ndërsa kasta e aktorëve përbëhet nga Karl Urban, Adeline Rudolph, Tati Gabrielle, Chin Han, Tadanobu Asano, Hiroyuki Sanada dhe të tjerë.

“Mortal Kombat II” shfaqet nëpër kinema nga 8 maji. Vazhdimi i tretë i filmit është në zhvillim e sipër.