Sot luhet “finalja para finales”
Dy herë kampionia e botës, Franca, përballet me kampionen evropiane, Spanjën, në ndeshjen më të madhe deri më tani të Kupës së Botës 2026.
Franca mund të bëhet përfaqësuesja e dytë evropiane që luan tri finale radhazi të Kupës së Botës pas Gjermanisë Perëndimore.
Por për ta arritur një gjë të tillë, Francës i duhet fitorja ndaj Spanjë, që po ashtu është pretendente për ta fituar Kupën e Botës.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Botërorit ndërmjet Francës dhe Spanjës luhet të martën nga ora 21:00.
Do të jetë një duel stilesh.
Sulmi i zjarrtë dhe i papërmbajtshëm i Francës do të përballet me lojën e kontrolluar dhe të kujdesshme të Spanjës.
Franca kryesoi Grupin I me bilanc maksimal, duke fituar kundër Norvegjisë, Senegalit dhe Irakut. Francezët eliminuan Suedinë në 1/16 e finales përpara se ta eliminonin Paraguain në 1/8 e finales dhe të avanconin në gjysmëfinale me fitore 2:0 ndaj Marokut .
Spanja kryesoi Grupin H me shtatë pikë, duke mposhtur Arabinë Saudite dhe Uruguain dhe duke barazuar me Kepin e Gjelbër.
Spanjollët e filluan fazën eliminatore me fitore ndaj Austrisë në 1/16 e finales, përpara se të mposhtnin Portugalinë në një të tetën e finales. Ajo ndeshje u vendos fare në fund.
Kalimin në gjysmëfinale Spanja e arriti me fitoren 2:1 kundër Belgjikës .
Sulmi i Francës ka shkëlqyer.
Kylian Mbappe ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje, ndërsa Ousmane Dembele ka shënuar pesë gola. Bradley Barcola gjithashtu ka shënuar dy dhe Michael Olise është organizatori më i mirë me pesë asistime.
Franca ka arritur në katër nga shtatë finalet e fundit të Kupës së Botës, duke ngritur trofeun në vitet 1998 dhe 2018 dhe duke humbur në vitet 2006 dhe 2022.
Ndryshe nga Franca, e cila është një përfaqësuese shumë sulmuese, Spanja ka zgjedhur një qasje tjetër.
Mbrojtja e fortë e “La Rojas” ka pësuar vetëm një gol - kundër Belgjikës në çerekfinale, ndërsa Rodri, Pedri dhe Dani Olmo rrallë e lëshojnë kontrollin në mesfushë.
Spanja e mundi Francën në gjysmëfinale të Euro 2024 në rrugën e saj drejt shpalljes kampione evropiane, si dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.