Mbi 300 automjete dhe 6,500 ushtarë kanë marshuar përgjatë bulevardit ikonik Champs-Élysées në qendër të Parisit të martën, si pjesë e festimeve të sotme të Ditës së Bastijës në Paris, të cilat pritet të “dërgojnë një sinjal strategjik” në lidhje me zgjimin ushtarak të Francës dhe Evropës.
Duke shënuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, në paradë po marrin pjesë gjithashtu 500 trupa nga vendet e përfshira në Koalicionin e të Vullnetshmëve, si dhe 25 ushtarë nga Ukraina.
Flamujt e Shqipërisë dhe Australisë ishin në pjesën e përparme, të përcjella nga Austria, Belgjika, Britania, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Qipro, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Moldavia, Holanda, Portugalia, Spanja, Sllovakia, Sllovenia, Suedi.
Ndërkaq, ushtarët ukrainase marshuan në fund, duke përshëndetur udhëheqësit dhe duke marrë duartrokitje shumë të ngrohta.
Kjo do të jetë parada e dhjetë dhe e fundit e Emmanuel Macronit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ai ka një listë të fortë të ftuarish këtë vit, me shumë udhëheqës që qëndruan gjatë natës pas bisedimeve të djeshme mbi Ukrainën, përfshirë edhe vetë Volodymyr Zelensky.
-
Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës
-
Hegseth në Francë nderon ushtarët që dëbuan forcat e Gjermanisë naziste
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
Francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Parisi dhe Marseji në fokus
-
Riarmatosja që po trondit aleancën franko-gjermane