Mirëmbajtësi 55-vjeçar Richard Goodall ka magjepsur jurinë e America’s Got Talent me zërin e tij.
Goodall, i cili tregoi se për herë të parë kishte hipur në aeroplan për të marrë pjesë në audicionin e America’s Got Talent, e këndoi këngën “Don’t Stop Believin” të Journeyt.
Performanca e tij impresionoi të gjithë veçanërisht gjyqtaren Heidi Klum, që ia dha “Golden Buzzer”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoodall tregoi se punon mirëmbajtës në një shkollë të mesme në Terre Haute, Indiana. Punën e mirëmbajtësit tha se e kryen tash e 23 vjet. Ai kishte tentuar për herë të parë në America’s Got Talent në vitin 2009, por nuk arriti atëbotë të kalonte audicionet fillestare.
Goodall tregoi se nxënësit e shkollës i kishin thënë të provonte se ka talent të madh.
Interpretmi i Goodallit ka bërë bujë, për shtatë ditë është shikuar mbi 10 milionë herë në YouTube.