Showbiz

“Masters of the Universe” sjell heroin He-Man në ekran të madh

Masters of the Universe

“Masters of the Universe” është një film aventurë me aktorë realë, i bazuar në markën klasike të lodrave të viteve ‘80.

Në projektin e ardhshëm kinematografik luajnë aktorë yje si Nicholas Galitzine, Camila Mendes, Alison Brie, Jared Leto, Idris Elba, James Purefoy, Morena Baccarin, Jóhannes Haukur Jóhannesson dhe Charlotte Riley, ndërsa komediania e famshme Kristen Wiig e huazon zërin për personazhin hero, Roboto.

Pas largimit prej 15 vjetësh, “Shpata e Fuqisë” e rikthen Princin Adam në Eternia, ku ai zbulon se vendlindja e tij është shkatërruar nën sundimin djallëzor të Skeletorit. Për të shpëtuar familjen dhe botën e tij, Adami duhet të bashkojë forcat me aleatët më të afërt, Teela dhe Duncan/Man-At-Arms, si dhe ta pranojë fatin e tij të vërtetë si heroi, He-Man, ndryshe i njohur si njeriu më i fuqishëm në univers.

“Masters of the Universe” vjen me regji të Travis Kinght, ndërsa pritet të lansohet nëpër kinema nga 5 qershori.