Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër

xhaka

Granit Xhaka ka bërë figurën e shqiponjës dykrenare. Dhe sërish kjo është bërë temë në Zvicër.

Xhaka është duke u përgatitur për paraqitje në Kupën e Botës në futboll, që fillon të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së bashku me lojtarët e tjerë të Zvicrës së fundi ishin në një ndeshje të bejsbollit në San Diego të SHBA-së.

Dhe në një moment ekipi përfaqësues i Zvicrës është paraqitur në ekranin e madh të stadiumit. Lojtarët kanë reaguar në mënyra të ndryshme. Xhaka dhe Ricardo Rodriguez kanë bërë figurën e shqiponjës dykrenare.

Lojtarët e Zvicrës në ekran janë parë për rreth 10 sekonda. Mjaftueshëm që veprimi i Xhakës të komentohet shumë në mediat zvicerane.

“Ajo që mbetet pas kësaj paraqitjeje të shkurtër është pyetja: A do të ketë sërish zemërim në Zvicër sepse kapiteni i ekipit kombëtar dërgoi një përshëndetje për atdheun e tij të dytë? Shqiponja dykrenare është simbol kombëtar i Shqipërisë. Në Kupën e Botës 2018, u shkaktua trazirë e madhe kur Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner shfaqën shqiponjën dykrenare gjatë ndeshjes kundër Serbisë. Në atë kohë të tre u gjobitën me një total prej 25 mijë frangash zvicerane nga FIFA për ‘provokime’. Në Zvicër kjo shkaktoi debat të nxehtë dhe ndonjëherë të shëmtuar në lidhje me mirgrimin, integrimin dhe përkatësinë”, ka shkruar “Blick” të hënën.

Gazeta zvicerane ka paraqitur pikëpamje të ndryshme për këtë temë, të cilën e aktualizon herë pas here. Ka shkruar edhe për fishkëllimat që iu bënë Xhakës në Prishtinë.

Për “shqiponjën” e Xhakës dhe Rodriguezit është pyetur edhe Federata e Futbollit e Zvicrës. Ajo i doli në përkrahje liderit të përfaqësueses dhe lojtarit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë për Zvicrën.

Vizita e lojtarëve të Zvicrës në ndeshjen e bejsbollit ndodhi pas ndeshjes miqësore me Australinë, të zhvilluar të shtunën.

“Edhe në miqësoren ndaj Australisë në San Diego, një numër i njerëzve me rrënjë shqiptare ishin në stadium dhe kanë përkrahur zhurmshëm Granitin dhe përfaqësuesen e Zvicrës. Granit Xhaka dhe disa lojtarë të tjerë, pas ndeshjes dhanë autografe dhe bënë fotografi me ta. Në mbrëmje, ai shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur komunitetin shqiptar sërish. Kjo skenë nuk ndodhi në fushë dhe nuk ishte pjesë e ngjarjes sportive”, shkruan në një qëndrim të federatës.

“Blick” të hënën në mesditë e ka mbajtur në ballinë të faqes në internet shkrimin për Xhakën.

Mediumi tjetër zviceran, Bluewin, shkroi më herët të hënën për “shqiponjën” e Xhakës e Rodriguezit. Edhe ky medium, ndonëse me më pak komente, shkroi për shqiponjën e Xhakës e Shaqirit në ndeshjet ndaj Serbisë.

“20 Minuten” ka shkruar se kapiteni i Zvicrës, Xhaka, ka prezantuar shtëpinë e tij të dytë, Kosovën, për tifozët në San Diego me veprimin me shqiponjën dykrenare. Kjo gazetë po ashtu ka paraqitur historinë e shqiponjës dykrenare te Zvicra.

“Bashkëlojtari i tij shumëvjeçar, Ricardo Rodriguez, po ashtu i është bashkuar, duke bërë veprimin e famshëm kur doli në ekran”, ka shkruar “20 Minuten”.

Në frymë të njëjtë shkroi edhe “Watson”, e po ashtu “Tages Anzeiger”.

Pas ndeshjes me Australinë, Xhaka ishte kritik ndaj paraqitjes së Zvicrës dhe punën që u bë nga përfaqësuesja gjatë javës së kaluar. Ekipi përfaqësueses i Zvicrës nuk mendohet pa Xhakën.