Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lisa Kudrow: Seriali “Friends” më bën ende të qesh

Lisa Kudrow

Aktorja Lisa Kudrow ka zbuluar se ende shikon herë pas here serialin ikonik “Friends”, megjithëse shpesh në privatësi. Duke folur në një intervistë në BBC Radio 2, ajo tregoi se zakonisht e ndjek serialin para gjumit dhe shpesh pret derisa bashkëshorti i saj të flejë.

“E shikoj ‘Friends’ natën para se të shkoj në shtrat… pres derisa burri im të flejë sepse më vjen turp që dikush të më shohë duke e parë,” u shpreh ajo me humor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kudrow pranoi se gjatë kohës së transmetimit nuk kishte mundur të ndiqte shumë episode për shkak të angazhimeve në xhirime. Megjithatë, sot ajo i rikthehet serialit dhe e vlerëson po aq sa dikur.

“Shumë qesharake,” tha ajo për episodet, duke shtuar se shpesh qesh edhe me skenat ku luan vetë.

Seriali “Friends”, i transmetuar nga viti 1994 deri në 2004, mbetet një nga komeditë më të dashura televizive, ndërsa Kudrow thekson se përvoja dhe marrëdhëniet mes aktorëve ishin një pjesë e rëndësishme e suksesit të tij.