Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria Kurti nuk mund ta numërojë asnjë investim kapital, sepse nuk e ka realizuar ndonjë të tillë.
Ajo ka deklaruar se në qeverisjen e PDK-së janë përuruar ura e autostrada ndërsa nga ministrat e Kurtit, po përurohen “vade”.
Një ditë më parë, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, përuroi projektin e ujitjes në fshatin Lupç i Poshtëm i Podujevës, duke ia bashkangjitur edhe një video të cilën e fshiu më pastaj. Ky projekt u quajt minimalist dhe nxiti shumë reagime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkon një ministër dhe përuron një vadë, ajo në rastin më të mirë do të duhej të ishte punë për kryetarin e bashkësisë lokale, hajde ta zëmë edhe kryetarin e Komunës. Ne kemi përuruar ura gjashtëkilometërshe, urat më të mëdha në Ballkan. Kemi ndërtuar autostrada”, ka thënë Çitaku në emisionin “Zgjedhjet në Kohë” në KTV.
Çitaku ka thënë se do të donte të kishte projekte kapitale të realizuara nga Qeveria Kurti, sepse siç deklaroi – para partisë e kemi shtetin.
“Ne duhet ta rrisim buxhetin duke e rritur ekonominë, jo duke i rritur vetëm taksat. Ma thuani ju lutem një projekt kapital, një investim të madh direkt që ka ndodhur në Kosovë në gjashtë vjetët e fundit. Nuk ka. Unë do të doja të kishte, sepse ne para partisë e kemi shtetin dhe unë dua ta shoh Kosovën mirë. Unë do të doja që me Lëvizjen Vetëvendosje të kemi përplasje programore, të diskutojmë për projekte, mirëpo nuk jemi në një situatë të tillë”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo ka deklaruar se ka edhe një rezistencë shqetësuese nga Kurti për të refuzuar krijimin e kapaciteteve të reja energjetike.
“Albin Kurti, kur është bërë kryeministër, në zyrën e tij ka pasur planin të gatshëm, kontratën e gatshme për të ndërtuar kapacitetet e reja energjetike”, ka thënë Çitaku.
Sipas Çitakut pavarësia energjetike nuk i shërben vetëm ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve, por edhe sigurisë kombëtare.