Showbiz

Khloe Kardashian: E dua ushqimin e keq

Khloe Kardashian

Khloe Kardashian

Foto: Associated Press

Khloe Kardashian ka pranuar se nuk ndjek gjithmonë dietë të shëndetshme, ani pse së fundmi ka lansuar brendin e saj të proteinave me emrin “Khloud”.

“Kam vite që ushtroj, por kam zakone shumë të këqija në të ngrënë. E dua ushqimin. E dua ushqimin e keq. Nuk ushqehem shumë mirë”, ka thënë ajo në podcastin Khloe in Wonderland, ka raportuar FemaleFirst.

Kardashian, e cila ka lansuar brendin “Khloud” në muajin prill, ka thënë se për të është me rëndësi që produktet të jenë të shëndetshme, por edhe të shijshme.

“Dëshiroja diçka që jo vetëm të jetë e mirë për trupin, por unë jam një vajzë e pangopur në zemër, kështu që kisha nevojë që të ketë shije të mirë. Për mua, shija është në vend të parë”, ka thënë jo.

Përveç temave të ushqimit dhe biznesit, Kardashian është shprehur edhe për misionin e saj më të thellë: të jetë zë për ata që ndihen të padëgjuar.

“Ndiej se më është dhënë kjo mundësi, këto platforma, për një arsye. Është shumë e lehtë të biesh në grackën e famës dhe të harrosh nga ke ardhur. Ka shumë mashtrim nëpër botë. Duhet të kemi bërthamë të fortë, zemër dhe busull morale”, ka thënë ajo për revistën People.

Kardashian, nënë e dy fëmijëve, True (7 vjeçe) dhe Tatum (3 vjeç), që i ka me ish-partnerin Tristan Thompson, ka treguar se jeta e saj nuk është gjithmonë perfekte.

“Në jetën time nuk është gjithçka e bukur dhe perfekte. Por unë e ndaj këtë me shpresën që njerëzit të mos ndihen të vetmuar. Dua të jem zë për ata që ndihen sikur nuk kanë. Nëse mund ta bëj këtë, qoftë edhe përmes asaj që tregoj në emisionin tonë televiziv, atëherë dua ta bëj”, ka thënë ajo.

Kardashian ishte e martuar me basketbollistin Lamar Odom nga viti 2009 deri më 2016.