Performanca e Katy Perry në një festival në Belgjikë u anulua për shkak të shqetësimeve lidhur me motin e keq dhe sigurinë e turmës.
Këngëtarja 41-vjeçare ishte planifikuar të ngjitej në skenën e festivalit Werchter Boutique të shtunën mbrëma, por nuk arriti të performonte pasi pritej që në zonë të godisnin stuhi të forta me bubullima.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke njoftuar anulimin vetëm pak orë para se të dilte në skenë, Katy shkroi në Instagram:
"Fatkeqësisht, performanca ime në @WerchterBoutique sonte nuk mund të zhvillohet për shkak të një anulimi të urdhëruar nga autoritetet, si pasojë e motit të keq që pritet dhe shqetësimeve për sigurinë e publikut. Isha prapa skenës, në mes të përgatitjeve të flokëve dhe grimit, kur mora këtë lajm dhe nuk më lanë asnjë mundësi tjetër. Jam po aq e zhgënjyer sa edhe ju.
Fatkeqësisht, kjo është jashtë kontrollit tim. Por siguria e të gjithë 55 mijë prej jush është gjithmonë prioriteti im kryesor.
Më vjen keq që nuk mund ta ndryshoj motin, dhe edhe më shumë që nuk mund të jemi bashkë sonte.
Kisha mezi pritur të rikthehesha pas 17 vitesh. Madje planifikoja të vishja të njëjtën veshje që pata në koncertin e vitit 2009. Ju dua të gjithëve dhe ju lutem, kthehuni në shtëpi të sigurt."
Në festival ishin planifikuar të performonin edhe Pitbull, Mika, Pommelien Thijs, James Arthur, Roxy Dekker dhe Emmy d'Arc. Katy ndau gjithashtu një deklaratë të organizatorëve, ku konfirmohej se festivali do të përfundonte menjëherë pas performancës së Pitbull.
Në deklaratë thuhej, ndër të tjera:
"Pas konsultimeve me Komitetin e Sigurisë së Rock Werchter, ku përfaqësohen të gjitha autoritetet dhe organizatorët, është vendosur që festivali Werchter Boutique të përfundojë në orën 21:00 të kësaj mbrëmjeje.
Ky vendim u mor në bazë të parashikimit të motit, i cili sinjalizon stuhi të forta me bubullima duke filluar, më së hershmi, nga mesnata. Guvernatori i Brabantit Flamand ka lëshuar gjithashtu një njoftim paralajmërues (Be-Alert).
Festivali do të përfundojë pas performancës së Pitbull. Koncerti i Katy Perry nuk do të mbahet. Duke e mbyllur festivalin më herët, mund të sigurojmë që largimi i vizitorëve të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe të rregullt, duke u mundësuar të gjithëve të kthehen në shtëpi me qetësi. Siguria dhe shëndeti i të gjithë të pranishmëve mbeten gjithmonë prioriteti ynë kryesor."