Gjeorgrafikisht, Brazili dhe Japonia janë botë të ndryshme. Historikisht dhe në aspektin kulturor, ka lidhje shumë më të thella se që mendojnë shumica. Me gati tre milionë banorë me prejardhje japoneze, Brazili është shtëpia e popullsisë më të madhe të këtij lloji në botë. Ndërkohë Japonia ka komunitetin e pestë më të madh brazilian jashtë vendit.
Një pjesë kyçe e historisë së përbashkët, që filloi me valët e migrimit nga Japonia në Brazil në fillim të shekullit të 20-të, ishte futbolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga lojtarët më ikonikë të Japonisë, Kazuyoshi Miura, filloi karrierën profesionale te Santosi brazilian.
Futbolli japonez prej kohësh është kthyer kah Brazili për frymëzim.
Edhe sot numri më i madh i lojtarëve të huaj në Japoni është nga Brazili. Por përfaqësimi më i madh i këtyre lidhjeve ka qenë numri i vogël i lojtarëve me prejardhje braziliane që kanë përfaqësuar Japoninë.
Ruy Ramos, Wanger Lopes dhe Alex Santos ishin japonezë të natyralizuar. Dy të fundit përfaqësuan Japoninë në Botërorët 1998 dhe atë 2006.
Ndoshta më i dashuri nga të gjithë dhe ende analist i rregullt në televizionin japonez, është Marcus Tulio Tanaka.
I lindur në Brazil nga babai japonez i gjeneratës së dytë dhe nënë braziliano-italiane, ai u transferua në Japoni si nxënës i shkollës së mesme. Deri në vitin 2006, Tulio luajti për Japoninë.
Këto ditë 45-vjeçari e ndan kohën midis vizitave të shpeshta në Japoni dhe “jetës shumë më relaksuese” në Brazilin rural.
Larg nga skena e madhe dhe benefitet e tjera të famës, Tulio, siç njihet gjerësisht në Japoni, ka zgjedhur të tërhiqet në një jetë të qetë në qytetin e tij të lindjes, Palmeira d’Oeste. Është një vend me popullsi prej 10 mijë banorësh.
Brazili e Japonia luajnë të hënën nga ora 19:00 në 1/16 e finales së Kupës së Botës.
Në prag të kësaj ndeshjeje, Tulio ka thënë se po bëhet në një lloj kauboji modern.
“A më mungon futbolli? Jo, aspak. Ishin 23 vjet të vështira si futbollist dhe isha plotësisht i përqendruar në atë jetë për gjithë atë kohë. Tani jetoj jetën që dua. Që kur isha i ri, gjithmonë kam shijuar të jem në fermë, të peshkoj dhe të jetoj me lopë e kuaj. E dija që nëse do të kisha sukses në futboll, atëherë do të jetoja këtë jetë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar që jeton në fshat, në një fermë, 600 kilometra larg Sao Paulos.
“Vend vërtetë i vogël, me njerëz zemërgjerë dhe pa semaforë. Kështu që mund ta kalosh kohën ngadalë. Mungesa e semaforëve do të thotë që nuk ke pse të presësh për semaforë”.
Ai ka treguar për jetën që e bën.
“Nëse dua të shkoj në lumë, shkoj në lumë. Nëse dua të shoh një lopë, mund të shoh një lopë. Është një fermë ku mund të shkoj dhe të blej kuaj nëse dua të bëj këtë. Në qytete më kërkojnë gjithmonë autografe ose fotografi, por kjo është jeta që më pëlqen”, ka theksuar Tulio.