Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në aksident në Gjakovë

Aksident me motoçikletë

Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi, një veturë dhe një motoçikletë janë aksidentuar në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Mbrëmë rreth orës 02:00, në rrugën ‘Tirana’  në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.