Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, ka ende kujtime të gjalla për disa nga momentet e saj më të mëdha dhe më të mira në karrierë.
Ylli 55-vjeçar, e cila ka pasur sukses të madh në industrinë e muzikës dhe filmit, ka reflektuar mbi karrierën e saj përpara organizimit të "American Music Awards".
“Gjithçka duket sikur sapo e bëra. Më kujtohen momentet. Mbaj mend që u vesha për to. Më kujtohen gjërat që njerëzit thanë kur po shkonim në skenë më pas”, ka thënë ajo për “People”.
"Kështu që janë të gjitha këto kujtime të mahnitshme thelbësore të jetës sime që kur i kthen sytë pas tyre, emocionohem, por padyshim që jam e lumtur. Unë e kam bërë këtë dhe jam krenare për këtë”, ka shtuar ajo.
Lopez kohët e fundit ka parë disa nga performancat e saj të vjetra dhe ylli i top-listave është mahnitur nga sa shumë është zhvilluar si artiste.
Krijuesja e hitit "Jenny from the Block" po shijon gjithashtu sfidën e organizimit të "American Music Awards" që mbahet të dielën në mbrëmje, në Las Vegas.
“Kemi dashur të shohim përparimin e gjërave që kemi bërë. Nuk e di, është thjesht një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime muzikore. Është krijuar si një përgjigje ndaj Grammyt, në të cilën votohet nga një akademi, ndërkaq kjo është vërtetë për fansat. Dhe mendoj se kjo është ajo që e bën vërtet të veçantë, sepse fansat i votojnë këto çmime dhe ju thonë: Kjo është muzika që e duam qe një vit.
Jennifer më parë kishte deklaruar se ajo nuk e gjykon veten nga suksesi komercial.
Këngëtarja ka shpjeguar se nuk shqetësohet aspak nga kritikët e saj.