Princi Harry ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij pa bashkëshorten e tij Meghan, Dukeshën e Sussex-it, dhe fëmijët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me akomodimin dhe sigurinë.
Duka i Sussex-it i cili jeton në Kaliforni me familjen e tij do të jetë përsëri në vendin e tij këtë javë për të promovuar Lojërat Invictus dhe për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh publike. Raportet fillestare kishin sugjeruar se ai do të shoqërohej nga Meghan dhe fëmijët, në mënyrë që Princi Archie, shtatë vjeç, dhe Princesha Lilibet, pesë vjeçe, të kalonin pak kohë me gjyshin e tyre, Mbretin Charles, pas katër vitesh pa u takuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, sipas raportimeve, Harry mbërriti në vend i vetëm të hënën, ndërsa Meghan dhe fëmijët nuk do ta shoqërojnë gjatë qëndrimit të tij në Londër.
Kjo vjen pasi udhëtimi u komplikua nga një mosmarrëveshje rreth organizimit të qëndrimit të Harryt.
Ekipi i Harryt njoftoi fillimisht të hënën se ai do të qëndronte për një pjesë të vizitës në rezidencën mbretërore të Pallatit Buckingham, por më vonë u bë e ditur se kjo nuk do të ndodhte.
Burime pranë familjes mbretërore thanë se Harry nuk kishte dhënë zyrtarisht përgjigje ndaj ofertës së Mbretit për akomodim në një rezidencë mbretërore deri në afatin e fundit të javës së kaluar. Për këtë arsye, gjatë fundjavës iu tha se nuk mund të qëndronte më në Pallatin Buckingham, pasi nevojitet një periudhë minimale njoftimi për të përgatitur pritjen e mysafirëve dhe për organizimin e stafit mbretëror.
Përfaqësuesi i Harryt e cilësoi vendimin si “zhgënjyes” dhe akuzoi pallatin se e kishte tërhequr ofertën “në momentin e fundit”. Ai shpjegoi se vonesa e Harryt kishte ardhur për shkak se ai po vendoste masat e sigurisë pasi ishte konfirmuar se nuk do të merrte më mbrojtje zyrtare.
Përfaqësuesi tha:
“Jam në dijeni të disa informacioneve të dhëna nga Pallati Buckingham javën e kaluar, ku sugjerohej se Duka nuk e kishte pranuar ofertën për akomodim në një rezidencë mbretërore.
Pas vendimit të RAVEC (komiteti përgjegjës për sigurinë mbretërore) për të mos i ofruar siguri familjes së tij, Duka kaloi javën e kaluar duke organizuar masa alternative sigurie. Pasi këto masa u vendosën, ai ishte në gjendje ta pranonte zyrtarisht ofertën për akomodim për veten e tij gjatë fundjavës.”
Përfaqësuesi i tij pretendoi gjithashtu se vendimi për publikimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë lidhur me padinë e Harry-t për privatësinë kundër botuesit të gazetës Daily Mail të martën (07.07.26) ndikoi gjithashtu në tërheqjen e ofertës.
Ai shtoi:
“Prandaj është zhgënjyese që oferta tani është tërhequr, me vendimin e së martës në çështjen kundër Associated Neëspapers Limited të përmendur si arsye. Pallati Buckingham, megjithatë, ka qenë në dijeni të këtij vendimi që të enjten e kaluar.”
Ende nuk dihet se ku do të qëndrojë Harry gjatë vizitës së tij dhe nëse Meghan dhe fëmijët do ta shoqërojnë atë në ndonjë pjesë të udhëtimit.
Familja besohet se kishte qenë së bashku me pushime në Evropë para udhëtimit të Harryt drejt Mbretërisë së Bashkuar.